Në shkollat “Maarif” ka filluar procesi mësimor në largësi
Më datën 16 mars 2020 në shkollat “Maarif” ka filluar procesi mësimor në largësi, ndërsa përgatitjet kanë filluar para se të jepet vendimi për pezullimin e shkollave shkaku i përhapjes së koronavirusit.
Zyrtarët e shkollave “Maarif” kanë deklaruar se shkollat kanë kapacitetet e mjaftueshme tekniko-teknologjike për situatat e tilla të jashtëzakonshme, klasat janë të pajisura me teknologji të mençur, gjë që ua mundëson nxënësve ndjekjen e mësimeve dhe mosshkëputjen nga shkolla.
Shkollat “Maarif”, duke ua ofruar mundësinë e ndjekjes së mësimit nga ambientet shtëpiake, do të marrin përsipër një rol të rëndësishëm në vazhdimësinë e edukimit. Orari mësimor ka ndryshuar dhe orari i ri u është dërguar gjithë nxënësve në adresat e tyre elektronike. Gjithashtu janë bërë sqarimet e përgatitjet teknologjike të nevojshme për programet, të cila do të përdoren konform përmbajtjes së lëndëve.
Zyrtarët e shkollave kanë bërë me dije se i gjithë programi për të gjitha klasat, nga klasa e 1-rë e deri në të 12-n, për mësim nga largësia është përgatitur në përputhje të plotë me kurrikulën zyrtare të MASHT-it.
Nxënësit do ta kenë mundësinë t’i ndjekin mësimet drejtpërdrejt me tempin e njëjtë. Pjesëmarrja e gjithë nxënësve në mësime do të përcillet dhe për këtë do të merren shënimet e nevojshme.
Të gjithëve nxënësve dhe mësimdhënësve u është ofruar mundësia e komunikimit në grup nëpërmjet sistemit, ndërsa në rast të paraqitjes së problemeve teknike në shërbim të mësimdhënësve dhe të prindërve do të jetë personeli përgjegjës i shkollës. Krahas saj, në lidhje me përdorimin e sistemit janë informuar mjaftueshëm si prindërit, ashtu edhe nxënësit, edhe duke u dërguar mesazhe elektronike.
Pa dyshim se Drejtoria e Shkollës ka bërë të ditur se përgjegjësia kryesore gjatë këtij procesi u takon prindërve.
Për t’u kujdesur për shëndetin e nxënësve së pari duhet të kujdesemi për shëndetin tonë, duke respektuar urdhrat dhe rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.
Shkollat “Maarif” gjithashtu ju këshillojnë që ditët e ardhshme të pushimit të shfrytëzohen edhe për zhvillim të aftësisë së leximit e gjithashtu ua ofrojnë nxënësve vepra të ndryshme të letërsisë së fëmijëve.